“As Koci, as parlamenti, sot kanë vdekë 3 punëtorë” Dibran Hoxha thotë se është e vërejtshme që s’ka funksionim të institucioneve

E publikuar: 21/07/2025 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Dibran Hoxha është shprehur i shqetësuar me vdekjen e tre punëtorëve sot nga lëndimet që pësuan në vendet e tyre të punës.

Ai tha se ngjarja kryesore e ditës është vdekja e punëtorëve dhe jo avokati Koci që qethi flokët tek Kuvendi.

“Mendoj që ngjarja kryesore e ditës nuk është Koci e as Parlamenti. Tre punëtorë kanë vdekë sot në vendet e tyre të punës, dy kanë vdekë në Gjakovë dhe një prej lëndimeve të mëhershme që i ka marrë. Ndërsa 18 persona kanë vdekur në vendet e tyre të punës nga janari deri më sot, që është me nxjerrë diskutimin”, tha Hoxha.

Këto shifra, ai tha se i shpalosi “për me tregu çfarë papërgjegjësie e kastës politike ekziston në Kosovë, përfshirë qeverinë aktuale dhe deputetët në përgjithësi. Këtu mungojnë institucionet e nuk ka përgjegjësi për pozitat që përfaqësojnë”, tha Hoxha në Pressing, transmeton Express.