Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku para tentimit të 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se aktualisht alternativë e vetme për të dalë nga ngërçi politik është Nismasocialdemokrate.
Deputetja Izmaku tha se pritet që takimi mes kryetarit të NISMA-s dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të zhvillohet sot dhe pret një guxim e vullnet politik nga Kurti, duke e parë se janë në afatet e fundit kushtetues.
“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, jemi në afatet e fundit kushtetues, unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim dhe një guxim e vullnet politik nga lideri i Vetëvendosjes, duke e pa që jemi në ditët e fundit. Ky është realiteti politik NISMA dhe lideri Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim, andaj ka zgjatur dorën e bashkëpunimit. Presim edhe nga ana e liderit të LVV-së që të ketë vullnet. Aktualisht alternativë e vetme është NISMA. Nuk ka një ofertë tjetër ne kemi ofruar bashkëpunim pa kushte që të ketë ekzekutivin partia e arë ndërsa në krye të kuvendit të jetë Limaj”, tha Izmaku.
Sipas Izmakut kjo ofertë, nuk është kusht por mundësia më e mirë i ofrohet vendit në këtë situatë politike.
Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e kaluara, me mosarritjen e formimit të Komisionit për votim të fshehtë. Vetëm 50 deputetë votuan pro këtij Komisioni.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës së radhës mbahet të hënën në orën 11:00.


















