Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ftesa për të takim çdo 48 orë është tallje dhe sjelljet e deputetit Avni Dehari për të ndalur fjalën janë të çuditshme.
Sipas Haradinaj se çfarë do të ndodhë në seancë varet nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, porse sipas tij, partitë tjera mund të ndihmojnë në këtë zgjidhje vetëm me një kandidaturë unifikuese.
“Kjo ftesë është e ditur se është tallje, vijmë në respekt të parlamentit jo ftesës, sjellja e Deharit është e çuditshme, nuk e kuptojmë në çfarë logjike sillet ashtu, ajo paniku e tij për të ndalur fjalën deputetëve, se po u bëka nami se një deputet po e shtoka një fjalë në foltore, është e turpshme. Për më shumë se çfarë do ndodh në seancë ne varemi nga Kurti mashtruesi, ai e ka zgjidhjen, ne nuk e kemi, ne mund ta ndihmojmë në zgjidhje, në rast se një kandidature unifikuese, i kemi dhënë emrat edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj.
I pyetur për takimin i cili pritet të mbahet sot mes Kurtit e Limajt, Haradinaj tha se duhet të pyetën ata se çka është ai takim dhe çka do të ndodh prej këtij takimi.

















