Dështon edhe seanca e 49-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 19/07/2025 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar edhe seanca e 49-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Dështimi erdhi ashtu si herëve paraprake, pra me mosarritjen e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë.

Ishte kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ai i cili ndërpreu menjëherë punimet, për të kumtuar se seanca e radhës mbahet të hënën, duke shënuar kështu përpjekjen e 50-të për të funksionalizuar parlamentin.