Autoritetet në Kosovë kanë nisur të enjten një operacion me dyshimet për spinuazh.
Drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.
















