Një termet është ndjerë mbrëm në orën rreth orës 23:00 në pjesën lindore të Kosovës. Dridhjet janë regjistruar edhe në faqen EMSC.
Sipas të dhënave zyrtare të faqes EMSC, tërmeti ka pasur magnitudë 2.7 dhe ka goditur rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu epiqendra është regjistruar rreth 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe 3 kilometra në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.



















