Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”

E publikuar: 16/07/2025 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident i rëndë është raportuar pak më parë në qendër të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”.

Në vendin e ngjarjes janë parë automjete të Policisë së Kosovës, autoambulanca dhe njësi të zjarrfikësve.

Ende nuk dihen detaje për gjendjen e personit dhe rrethanat e plota të rastit. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen.