Gjykata Supreme e shfuqizon Udhëzimin për reforma në sistemin e fiskalizimit

E publikuar: 15/07/2025 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për reforma në sistemin e fiskalizimit.

Nacionale e ka parë vendimin e Supremes.

Për këtë rast, Nacionale kishte raportuar kohë më parë që kishte shkaktuar shumë telashe.

Udhëzimi ishte nënshkruar nga Hekuran Murati në ditën e dorëheqjes.

Ky udhëzim kishte nxitur edhe reagime nga kompani të ndryshme.