
Vjosa Osmani, Facebook
Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për manipulim të fjalëve të presidentit, Donald Trump.
Osmani së fundmi konfirmoi se ishte parandaluar një sulm i Serbisë ndaj Kosovës, teksa Grenell reagoi mbi këtë deklaratë përmes rrjetit social “X”, transmeton KosovaPress.
“Turp për Vjosa Osmanin manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale.Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell.
Lidhur me këtë deklaratë të Grenell, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media sapo të rikthehet në Kosovë pas vizitës së saj në ShBA.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”.


















