Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se dështimi i seancës së sotme është përpjekje e qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi Albin Kurti nuk i bëhet fare vonë.
Çitaku ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet sot me zyrtarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili që nga dje po qëndron në Kosovë.
Çitaku: Përpjejke e vëtëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve
“Edhe kjo vizitë, sikurse edhe vizitat tjera, sado që të rralla nga delegacionet e huaja, e gjejnë Kosovën tërësisht të papërgaditur, pa institucione. Sot u mblodhëm këtu për të përseritur të njëjtin skenarë, skenarë i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si jo kushtetues. Kjo tashë përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Ajo dha detaje për diskutimet që mund t;i ketë Krasniqi dhe Hanrahan, por tha se bota po ndryshon, derisa ata si deputet mbledhen në seanca për shkak të kokfortësisë së Kurtit për mos angazhim serioz në ndërtimin e institucioneve.
“Zotit Kurti nuk i bëhet fare vonë, sepse sikur t’i bëhej vonë do të kishte përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Bota po ndrydshon shumë e ne mbledhemi këtu për të 46-ën herë për shkak të kryeneqësisë dhe kokforcisë së Albin Kurtit”, tha ajo.
Hanrahan është takuar dje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.
Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.
Ai në kosovë pritët të takojë sot edhe përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së.
Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

















