Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA, Anu Prattipati

E publikuar: 12/07/2025 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka arritur në Prishtinë zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Njoftimin për arritjen e tij e bëri të ditur Ambasada e ShBA në Kosovë.

Hanrahan u prit nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë teksa ai po e realizon vizitën e parë në Prishtinë.

“Sot në mbrëmje, Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpres zyrtarin e lartë të Byrosë së #StateEUR Brendan Hanrahan në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet amerikane të stabilitetit rajonal, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik”, thuhet në njoftim.