Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pas një incidenti të pazakontë që lidhet me drogë dhe shantazh.
Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, shtetas kosovar, ka shkuar në një autolarje dhe ka kërkuar pesë mijë euro nga një punëtor, duke pretenduar se gjatë pastrimit të veturës së tij, punëtori kishte vjedhur një sasi të supozuar të drogës që, sipas tij, kishte vlerën e përmendur.
Policia ka reaguar menjëherë pas raportimit të rastit, duke arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

















