Osmani takoi Senatorin Andy Kim: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme të Kongresit Amerikan

E publikuar: 11/07/2025 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është takuar me senatorin Andy Kim.

Osmani ka thënë se të dy kanë diskutuar për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, në aspektin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe inovacionin.

‘‘Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! 🇽🇰🇺🇸

Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin’’, ka shkruar ajo.