Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për disa çështje.
Ai ka bërë me dije se në këtë qeveria kabineti i kryeministrit shpërndanë licenca për tregti me energji, gazetarët paguhen për intervista me kryeministrin, kurse qytetarët vriten në rrugë nga policia.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka ironizuar edhe me emrin e kësaj qeverie.
“Kabinetit i shperndan licenca per tregti me energji, gazetareve qindra mijera euro per nje interviste, ndersa nje qytetar te shkret e vrasin ne rruge dhe perpiqen me e masku krimin. Qevelia Kulti”, ka shkruar Zogaj.


















