Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për krizën politike dhe dështimin e vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Një ditë para seancës konstituive për herë të 44-të, Abdixhiku tha se në bazë të kësaj zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme po shihen si të pashmangshme.
Ai nënvizoi se hendeku me LVV-në është shumë i madh, pasi sipas tij, e njëjta nuk është reformuar, andaj bashkëpunimi edhe në ndonjë rrethanë tjetër është i vështirë.
Abdixhiku konfirmoi pjesëmarrjen e LDK-së në takimin me zyrtarin e lartë amerikan, Brendan Hanrahan, i cili do të vizitojë Kosovën gjatë kësaj.
















