Përparim Rama sërish garon për kryetar të Prishtinës

E publikuar: 10/07/2025 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencë për shtyp ka zbardhur kandidimet zyrtare për zgjedhjet lokale të vjeshtës, shkruan infosot.com

Për Prishtinën është zyrtarizuar se Përparim Rama sërish do të jetë në garë.

“Kemi nisur procesin konsultativ tash e sa kohë, në një frymë të vullnetit të madh. Në këtë mbledhje, me unanimitet të plotë, u zyrtarizuan këto kandidatura: për Prishtinë – Përparim Rama, për Lipjan – Imri Ahmeti, për Obiliq – Xhafer Gashi. Po ashtu, janë zyrtarizuar edhe 990 kandidatë për asamble në 32 komuna ku merr pjesë LDK-ja. Jemi në një frymë të shkëlqyeshme”, tha Abdixhiku.