Rasti tragjik, pyetet për dorëheqje rreth Agonit, Sveçla qesh (VIDEO)

E publikuar: 09/07/2025 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Insistimit për të marrë copë faji moral për vdekjen e 27-vjeçarit lipjanas në duart e policëve, ministri, Xhelal Svecla, që ende kryen punën e drejtuesit të dikasterit të Punëve të Brendshme, ani se tash me kompetenca të kufizuara, nuk i përgjigjet më me zë, por me qeshje.

Poashtu Sveçlës, deputetët e partive të tjera sot në Kuvendin e Kosovës i kërkuan përgjegjësi.

Përgjegjësia publike për rastin e Agon Zejnullahut, kërkohet edhe nga drejtuesit e policisë.

Megjithatë, po kërkohet që para se gjithash të pritet se çka do të dalë nga hetimet.

Për rastin e Agon Zejnullahut janë prangosur pesë policë, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.