Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2025.
Nga kjo datë do të hyjnë në fuqi tarifat edhe për disa vende të tjera.
Trump ka theksuar se do t’i rrisë tarifat nëse vendet përgjigjen me tarifa shtesë për importet nga Shtetet e Bashkuara.
Lidhur me këtë, Trump u ka dërguar letra udhëheqësve të shteteve. Aty, Trump ka thënë se norma e tarifës është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar deficitin tregtar.
Presidenti amerikan ka thënë se SHBA-ja ka pranuar të vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë edhe pas deficitit të konsiderueshëm tregtar që SHBA-ja ka me vendin në fjalë.
Më herët në prill, Trump pati vendosur 10% tarifë për importet nga Kosova.
















