Burim Piraj, pronari e kompanisë ushqimore “Meka Halla” kanë reaguar publikisht ndaj një videoje të publikuar nga media online veriu.info, e cila pretendon se në depot e kompanisë është gjetur mish pule i importuar nga Rumania i kontaminuar me salmonelë.
Në një postim në profiline tij në facebook, Piraj sqaron:
“Së pari, ne nuk kemi importuar ‘mish të bardhë pule’ siç pretendohet në video. Bëhet fjalë për mish pule pa kocka që është marrë për analizë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), dhe na është ndaluar përdorimi i tij derisa të dalin rezultatet laboratorike.”
Sipas pronarit të kompanisë, pas analizave është konstatuar se mishi përmbante salmonelë dhe menjëherë janë ndjekur procedurat standarde për raste të tilla. “Ne kemi kërkuar që mishi të kthehet në origjinë, dhe kjo është bërë. Në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë shkelje nga ana jonë”, thuhet më tej në reagim.
Piraj thekson se përveç kontrolleve të bëra në kufi, ajo posedon edhe laboratorin e saj të brendshëm ku kontrollohen rregullisht të gjitha produktet për siguri dhe cilësi.
“Ne jemi palë e mashtruar në këtë rast dhe kemi vepruar menjëherë për të kthyer mallit problematik. Përhapja e këtij lajmi të pavërtetë është dëmtim i imazhit tonë dhe ndaj çdo agjencie që e shpërndan do të ndjekim rrugën ligjore”, përfundon reagimi.
Piraj njofton se do të padisë veriu.info dhe çdo platformë tjetër që shpërndajnë lajmin.
Postimi i plotë
Para disa minutash në internet agjencia veriu.info ka lansuar një video propaganduese me pretekstin se ne kemi importuar mish të bardhë pule nga Rumania me salmonella dhe se ai mish është gjetur në depon tonë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinës.
1. Së pari ne nuk kemi importuar “Mish të bardhë pule” siç pretendohet nga veriu.info!
2. Fjala është për mish pule pa kocka i cili është marrë për analizë dhe është urdhëruar nga AUV të mos përdorët derisa të vijnë analizat e mallit.
3. Pas analizave, konstatohet se mishi përmban salmonella, dhe në bazë të procedurave të rregullta është proceduar.
Në rastin konkret ne kemi kërkuar të kthehet në origjinë.
Po të kishte shkelje nga Kompania ime MEKA sigurisht që AUV do të kishte proceduar me ndjekje penale.
Mirëpo në asnjë hap të vetëm nga ana jonë nuk ka pas asnjë shkelje ashtu siç veprojmë përherë.
Malli me kërkesën tonë është kthyer për Rumani.
Tani sipas veriu info edhe mashtrimi ndaj neve po dëshiron të shitet si shkelje e jona.
Ne thjesht kemi qenë të mashtruar duke tentuar të na shitet një mish jo i mirë të cilin e kemi kthye parpë
Dua të cek, se përveç që bëhen analiza në kufi ne kemi edhe laboratorin tonë që bëjmë analizat e të gjitha produkteve dhe përherë shesim produkte 100% të sigurta.
Me veriu. info dhe çdo agjenci që do ta shpërndanë lajmin në fjalë me të gjithë do të shihemi në gjykatë!
Kjo ka ndodhur më 21.06.2024



















