Osmani pritet nga Perandori Naruhito gjatë qëndrimit në Japoniplpp

E publikuar: 13/06/2025 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë Naruhito,, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Tokio.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidentja Osmani përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook, ku publikoi edhe fotografi nga takimi.

“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë”, ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se “Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë.”

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë vendit ndër vite.