Osmani: Potencial i madh në thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Japoni

E publikuar: 12/06/2025 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shkruar për disa takime të rëndësishme që i ka zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë, Tokyo.

Në ato takime, siç njoftoi Osmani është diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik ekonomik me Japoninë.

“Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani.