Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Republikës.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Kreu në detyrë i qeverisë ka lënë shënime edhe në librin e kujtimeve.
“Dr. Bujar Bukoshi ishte kryeministër i jashtëzakonshëm sepse kohërat ishin të tilla e njashtu edhe guximi i tij. Punoi dhe kontribuoi shumë në diplomaci e politikë të jashtme për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës, por edhe me Këshillat e Financimit për të mirëmbajtur arsimin shqip dhe rezistencën e shqiptarëve. Do ta kujtojmë me nderim, kurse historianëve u mbetët ta studiojnë me kureshtje”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi.
















