Është themeluar bordi i përbashkët i Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, gjë që ishte paraparë në pakon e Ahtisaarit 18 vjet më parë, shkruan infosot.com
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në objektin e MAPL-së në Mitrovicë të Veriut është mbajtur takimi i parë i këtij bordi.
“Në objektin e MAPL-së në Mitrovicën e veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët, i kryesuar nga unë si përfaqësues i Kryeministrit Albin Kurti, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit Erden Atiq, nënkryetarit, Arian Tahiri dhe anëtarëve të bordit nga dy komunat.”
Kurti për këtë cështje javën e kaluar ka shkuar për takim te K
kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ai Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
















