Prizreni nderon Ditën e Çlirimit, qytetarët marshojnë deri te Shatërvani

E publikuar: 12/06/2025 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Prizren organizoi një aktivitet përkujtimor.

Në kuadër të aktivitetit, familjarët e dëshmorëve marshuan nga Komuna e Prizrenit deri te Sheshi i Shatërvanit.

Pasi arritën te busti i Xhevat Berishës në Shatërvan, pjesëmarrësit ngritën flamurin shqiptar në shtizë. Ceremonia u përmbyll me intonimin e himnit kombëtar shqiptar