Asgjë e re, dështon edhe përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit

E publikuar: 09/06/2025 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të 29-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca e 29-të do të mbahet të hënën me 11 qershor, ora 11:00..