Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka komentuar situatën dhe bllokadën politike në Kosovë.
Tahiri ka thënë se Kosova po e humb autoritetin edhe në raport me ndërkombëtarët.
Postimi:
Rrafsh katër muaj pas zgjedhjeve, ende nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo situatë nuk guxon të normalizohet. Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale.
Kjo është një krizë e thellë politike, që po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione. Kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë. Pa institucione të zgjedhura, nuk ka as demokraci, as shtet funksional.
Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë.
Kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht.
















