Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit

E publikuar: 28/05/2025 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuniteti i biznesit më 29 maj nga ora 10:00 e deri në orën 12:00, do të protestojë si shkak i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizmin e tregut të energjisë.

Për këtë, ka folur edhe analisti Ilir Ibrahimi.

Ibrahimi tha në Rubikon në Klan Kosova, se qeveria po e çon ekonominë drejt kolapsit.

“Nëse ti me vetëdije e çon ekonominë drejt kollapsit, atëherë me sa ndërgjegje qëndron në atë pozitë që ta ka dhënë populli. Pra, ti po e mbyllë ekonominë me vetëdije dhe po mbetesh pa asnjë vendim”, deklaroi Ibrahimi në Klan Kosova.