Gërvalla: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

E publikuar: 23/05/2025 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka fajësuar deputetët e partive opozitare për bllokadën në Kuvend.

Ajo tha se këta deputetë “që mendojnë se qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhshme të votojnë për zhbllokim”.

“Situatë e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme, por për të gjetur zgjidhje të menjëhershme kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë Kuvendin dhe duke bllokuar Kuvendin dhe bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura. Të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë jo për një temë që është e vetëkuptueshme”.

“Është seanca e 10-të ku jemi duke votuar për procedura. Kemi 10 seanca ku s’është më emri i përveçëm, por votimi i fshehtë”.

“Një parlament që e bllokon vetveten natyrisht që lë shije të keqe edhe te miqtë tanë, por edhe te ata që na duan më së paku”.