Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

E publikuar: 22/05/2025 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, bëri të ditur se bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, pritën sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Temë ishte raporti i dy ushtrive.

“Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale”.
Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, shkroi në fb, Vengu.