Muharremi: Po na ikin paret dhe djersa e bizneseve tona si uji!

E publikuar: 17/05/2025 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Shenoll Muharremi

Qysh po e menaxhojna ekonominë?

Deficiti tregtar në TM1 2025 ka arritur €1.4 miliardë (1,400 milionë për tre muaj). Pra aq para kanë dalë jashtë Kosovës dhe ekonomisë tonë për mallra që ne nuk i prodhojmë vet. I kanë gjeneru e fitu këto pare bizneset tona por kanë ik jashtë. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, kemi një rritje +244.5 milionë euro më shumë deficit. Edhe pse e kemi të lartë tepër, ky po përshkallëzohet.

Për me krahasu pak:

Krejt buxheti i Kosovës për të gjitha pagat dhe meditjet e institucioneve është 916, milionë euro

Krejt ndihmat e subvencionet e transferet në vit janë 1,16 miliardë KREJT INVESTIMET NE PROJEKTE të shtetit janë vetëm 930,3 milionë

Importi për tre muaj vetëm: €1,602.90 milionë

Ekporti vetëm: €201.70 milionë euro

E deficiti (humbjet tregtare): €1,401.20 milionë