Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka thënë se mund të shkojë në Stamboll të premten nëse bisedimet e paqes në Ukrainë bëjnë përparim sot.
Duke folur nga Katari, gjatë vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme, Trump thotë se shpreson që Rusia dhe Ukraina të mund të “bëjnë diçka”, pasi siç tha ai, lufta “duhet të ndalet”.
“Ne do të donim ta shihnim [luftën] të mbaronte dhe mendoj se kemi një shans për ta bërë këtë”, tha Trump.
Negociatat për një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë do të zhvillohen sot në Turqi. Zelensky po shkon në Stamboll, por siç është njoftuar, as Putin dhe as Trump nuk do të jenë atje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kishte sfiduar Vladimir Putinin që të vinte personalisht në Turqi, por në vend të kësaj homologu i tij rus po dërgon një delegacion shumë të vogël.
Emrat kryesorë përfshijnë këshilltarin presidencial rus, Vladimir Medinsky, zëvendësministrin e jashtëm, Mikhail Galuzin dhe zëvendësministrin e mbrojtjes Alexander Fomin – një nivel përfaqësimi që ukrainasit do ta shohin si fyerje.

















