Labinot Tahiri përkrahë Kumanovën

E publikuar: 09/05/2015 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Tahiri, një prej këngëtarëve më të njohur shqiptar në një postim në ´Facebook´ ka pasur një porosi të rëndësishme për faktorët destabilizues në Maqedoni.

Këngëtari përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se të gjithë shqiptarët duhet të tregojnë gatishmëri kombëtare, ndërsa është lutur që Zoti ta qetësojë situatën dhe që bashkëkombësit të jenë mirë.Labi, gjithashtu thotë se është i gatshëm për Maqedoninë edhe në mënyrë fizike.
“Jeta e vëllezërve tanë në Kumanovë, është dramatike. Dashtë Zoti të qetësohet situata për bashkëkombësit tanë atje”.
“Jemi moralisht me ju, po të është nevoja edhe fizikisht uroj që gjithë shqiptarët të tregojmë gatishmëri kombëtare.

Labinot Tahiri, Ferizaj – Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi në Facebook.