Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar për herë të parë me presidentin tranzitor të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, gjatë një vizite zyrtare në Arabinë Saudite.
Ky është takimi i parë mes liderëve të SHBA-së dhe Sirisë që nga viti 2000, duke shënuar një moment të rrallë kontakti diplomatik pas më shumë se dy dekadash tensione dhe ndërprerje marrëdhëniesh zyrtare mes dy vendeve.
Në takim Trump ka njoftuar për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Presidenti amerikan ka thënë se heqja e sanksioneve ndaj Sirisë “u jep atyre një shans për madhështi”.
“Sanksionet ishin vërtet shkatërruese, shumë të fuqishme”, shtoi ai. Ai tha se SHBA-të do të heqin “të gjitha sanksionet ndaj Sirisë”.
Trump tha se po kërkon të normalizojë marrëdhëniet me Sirinë.

















