Shkodra Elektronike i jep “zjerm” Eurovisionit, siguron finalen

E publikuar: 13/05/2025 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria e ka siguruar finalen në festivalin e këngës, Eurovision.

Grupi Shkodra Elektronike, i dha “zjerm” mbrëmjes me një paraqitje fantastike.

Ky grup muzikor u paraqit në skenë e 12-ta me radhë.

Publiku reagoi menjëherë me entuziazëm dhe duartrokitje, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen reagimet e para, ku shumë prej njerëzve e kanë quajtur performancën si një ndër më të veçantat e mbrëmjes.

Shqipëria është në garë për të siguruar një nga 10 vendet finaliste, që përcaktohen përmes një sistemi vlerësimi 50 për qind nga juritë profesionale dhe 50 për qind nga publiku.