Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si Orhani i “Kafeneja Jonë”, ka pësuar një “Knock-Down”.
Në fakt, ai është grushtuar nga aktori Fatos Kryeziu në një rol episodit të serialit të mirënjohur kosovar, “Zyre për Gjithçka”, i cili ka postuar një fotografi në Instagram duke e grushtuar “Sabalulin”.
“Goditje në zyre”, ka shkruar përbri fotos së publikuar në Instagram, Kryeziu, i njohur më mirë me rolin e Bajramit në këtë serial.