Shkruan: Shenoll Muharremi
Njerëz, këto problemet që po shkaktohen kohëve të fundit (ekonomi, energji, media, diplomaci, DEMOKRACI…), ka me u nevojitë kogja kohë me u rikuperu.
Po ju tregoj, kur ke valë të re të inflacionit, vështirë është me i kthy çmimet. Tash, edhe kur të rriten pagat e rritet ekonomia, hipotetikisht në të ardhmën, kjo nuk është rritje, është veç nivelizim.
Pastaj, për lirinë e mediave. Me u kthy në ranklistën ku kemi qenë para tri viteve, nuk ndodh menjëherë (sipas metodologjisë). Kalon një kohë e do vite plus duhet angazhim.
Për diplomaci, kur krijon këtë disavantazh që është kriju ku Serbia është në kontrollë të plotë në SHBA dhe BE (Rusi e Kinë), këtë izolim, apo si të duash quaje.. të duhet shumë punë me e rikuperu dëmin.. A mundesh se?
Ju siguroj, edhe nëse nesër kemi një qeveri kogja të mirë, kanë me kalu disa vite derisa me u kthy ku kemi qenë në disa fusha. Me i rikuperu gabimet dhe sfidat që janë kriju nga qeverisja shumë e dobët vitet e fundit.
Kjo është mëkat, sepse ne edhe ashtu e kemi një nivel jo të mirë si bazë. E kur kthehesh prapa, kjo është keq.
Nuk po e them këtë për me humbë besimin, por me kuptu që një gjë është me pas progres, por gjithashtu është shumë e rëndësishme me ruajt përparimin që e ke bë me vite.
Parandalimi i së keqës ndonjëherë është kogja shumë i rëndësishëm. Këtë mësim duhemi me mësu. Nuk duhet asnjë krizë me leju me kalu së paku pa mësu dicka prej saj.
Psh vlera e ekonomisë tonë mundet me u rritë, por struktura përkeqësohet. Rritet importi e deficiti (sikur tash). Fuqia blerëse shkatërrohet.
Tash duhet me pas pagë ndoshta rreth 400 euro për me mbushë shportën sikur para katër viteve me 200 euro.

















