Kryeministër, a i keni votat”, Kurti nuk flet sërish para gazetarëve

E publikuar: 03/05/2025 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ai si edhe herave të tjera nuk është ndalur para gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Kryeministër, a i keni votat”, e pyetën gazetarët derisa ai doli nga vetura, por Kurti nuk u përgjigj sërish.

Ai vazhdoi rrugën drejt hyrjes së Kuvendit dhe nuk e foli asnjë fjalë.