Rrahje në një institucion, viktimë një person zyrtar- policia jep detaje

E publikuar: 01/05/2025 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur përgjatë së hënës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Borovci.