Rama, qeverisë në detyrë: Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” i keni ndalë mbi diçka që ligjërisht s’ekziston

E publikuar: 01/05/2025 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” qeveria në detyrë i ka ndalë mbi diçka që ligjërisht sipas tij nuk ekziston.

Sipas Ramës, s’ka kufi të miratuar e as koordinata, e gjithashtu as regjistrim në Kadastër e publikim në Gazetën Zyrtare.

Ai madje ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me këto çështje.

Reagimi:

I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston!!!

❌ S’ka kufi të miratuar, as koordinata!
❌ S’ka perimetër të shpallur në Geoportal!
❌ S’ka regjistrim në Kadastër!
❌ S’ka publikim në Gazetën Zyrtare!

Siç e paska pohuar publikisht edhe ish-ministrja Dumoshi, në vitin 2020, sa ishte ministre e MKRS-së, ka dhënë pëlqimin për mbrojtje dhe përfshirje në listën e trashëgimisë, por IKMM dhe QRTK asnjëherë nuk e kanë përmbyllur procedurën ligjore për regjistrim dhe përcaktim të perimetrit – siç kërkon neni 4.6 i Ligjit Nr. 02/L-88.

Ne, po vazhdojmë me insistu në pyetjet:
▪️ Ku është vendimi që ka hyrë në fuqi?
▪️ Pse nuk është regjistruar në Kadastër?
▪️ Pse nuk janë publikuar hartat zyrtare?

▪️ Kush mban përgjegjësi që e ka dërguar inspektoratin dhe policinë për ndalim të punimeve pa pasur bazë ligjore?

Punët në Kryeqytet nuk mundeni me i ndal me draft-raporte!