Nis seanca – Kryesuesi propozon që votimi për kryeparlamentarin të bëhet në mënyrë të fshehtë

E publikuar: 01/05/2025 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi, Avni Dehari ka propozuar që në seancën e sotme votimi për Kryeparlamentarin të bëhet me votë të fshehtë.

Para deputetëve në Kuvend, Dehari tha se duke marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryepalrmanetarit, ku votimi mund të jetë i hapur, fshehtë e çfarëdo forme ka konsideruar që kjo është forma e duhur.

“Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në Rregullore e punës së Kuvendit, e cila në nenin 61 paragrafi 4, e parasheh edhe votimin e fshehtë, me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugë për konstituimin është votimi në mënyrë të fshehtë me fletëvotime të fshehta”, tha Dehari.