Inspektorati i Prishtinës gjobit disa lokale për shkelje të orarit e prishje të qetësisë

E publikuar: 26/04/2025 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Kryeqytetit ka gjobitur disa lokale për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike.

Në një njoftim në Facebook, kryetari Përpairm Rama ka thënë se gjatë inspektimit janë identifikuar lokale që vepronin jashtë orarit, si dhe të tjera ku zhvillohej bixhoz ilegal.

“Gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla” – tha ai.