Pozhari sulmon prapë opozitën: Inatin e kanë më shumë me popullin pse nuk i don, e jo me Albinin

E publikuar: 26/04/2025 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Pozhari

Kurti Pozhari

Xhevdet Pozhari ka thënë se opozitës ende nuk ju ka kaluar mllefi pse votuesit vendosën bindshëm për Albin Kurtin, e jo për ta, shkruan infosot.com

“Inatin e kanë më shumë me popullin pse nuk i don, e jo me Albinin që nuk do ta kishte atë fuqi politike pa votën tonë” ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas tij, prandaj, hakmerren në mënyrë kaq të ultë ndaj popullit, duke e lënë pa institucione, për inat.

Shkrimi i tij i plotë

Një herë e bllokuan raportin për verifikimin e mandateve. Gjetën një pretekst të paqenë. Kur e panë që po dalin qesharak, e votuan.

Tash nuk e votojnë emrin e propozuar për kryeparlamentare, rrjedhimisht e bllokojnë konstituimin e kuvendit. E gjetën pretekstin te emri!

Pra, logjika e tyre është bllokuese. Ndërsa, pavarësisht se vet janë përgjegjës, përpiqen që si bllokues t’i paraqesin ata që veprojnë sipas ligjit: e propozojnë emrin dhe votojnë Për.

Kjo në esencë ka veç një shpjegim logjik: ende nuk ju ka kaluar mllefi pse votuesit vendosën bindshëm për Albin Kurtin, e jo për ta. Inatin e kanë më shumë me popullin pse nuk i don, e jo me Albinin që nuk do ta kishte atë fuqi politike pa votën tonë.

Prandaj, hakmerren në mënyrë kaq të ultë ndaj popullit, duke e lënë pa institucione, për inat.