Rizvanolli hesht për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it

E publikuar: 25/04/2025 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka qëndruar e heshtur lidhur me shkarkimin e Evetar Zeqirit nga posti i kryeshefit ekzekutiv i KOSTT-it, pas dyshimeve për keqpërdorime dhe shkelje të mundshme ligjore.

Zeqiri u shkarkua më 24 prill nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pasi u diskutuan publiksht në Debat Plus dyshime për kompani energjetike me aktivitete të dyshimta që kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.

“Nuk jap deklarata në rrugë”, ka thënë shkurt Rizvanolli.