Asambleistja e LDK në Kaçanik: E papranueshme tendenca për etiketime, epitete dhe përgjithësime për Kaçanikun

E publikuar: 22/04/2025 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Kaçanikut, Ardita Rrahmani, ka reaguar ndaj, siç tha ajo, “tendencave për etiketime, epitete dhe përgjithësimeve” ndaj qytetit të Kaçanikut, kjo pasi u njoftua se një grup që, sipas autoriteteve mbajnë rrymime ekstremiste, dhe që arrestuan nën dyshime për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Rrahmani reagon duke thënë se në komentimin e ngjarjes, Kaçaniku po projektohet si tërësi i tillë, ndërsa e kundërta është e vërtetë.

“Çdo individ mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e veta personale”, shkroi ajo.

Postimi i Rrahmanit:

Miq,

Qytetare te Kaçanikut dhe ju nga qytetet e tjera te Republikes se Kosoves.

Tendenca per te e etiketu e pergjithesu Kaçanikun edhe njehere me epitete te ndryshme eshte krejt e papranueshme dhe e rende per nje qytet te vogel por me shume histori nder vite.

Prandaj perbahuni nga gjuha ngase Kaçaniku ka nje emer dhe se qytetaret e saj jane njerez te ndershem e te fjales e mikprites.

Çdo individ mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e veta personale.

Une jam shume krenare si te gjithe qytetaret e Kaçanikut per vendin se nga vijme.