Partia Demokratike është ndalur në prova sa i takon sulmit që ndodhi në Ersekë nga një i ri i cili goditi me karrige. “PartiaDemokratike dënon me forcë përpjekjet e dështuara të dyshes Rama –Meta, për të kamufluar dhunën politike të urdhëruar dhe orkestruar nga kjo dyshe në aktivitetin elektoral të kryetarit të opozitës në Ersekë.
Përpjekja mjerane për të kamufluar identitetin e autorit të dhunës, nxjerr edhe më zbuluar autorët e vërtetë të dhunës në Ersekë, dyshen Rama-Meta.
Ja tek janë fotot që tregojnë se Suel Liço është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste siç edhe njihet publikisht nga banorët e Ersekës.
Mos dënimi i sulmit ditën e djeshme dhe mashtrimi i opinionit sot, dëshmojnë qartë se prapa këtij sulmi të dhunshëm në Ersekë, nuk qëndron askush përveç Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Partia Demokratike paralajmëron me forcë dyshen Rama–Meta se do të mbajnë përgjegjësi personale të plotë dhe të gjithanshme për tensionimin e fushatës elektorale dhe aktet e dhunës kundër opozitës.
Dyshen Rama-Meta e ka zënë paniku prej ditës se gjykimit që po afron. PartiaDemokratike i bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe mbarë qytetarëve të zgjerojnë dhe forcojnë bashkimin tonë për t’i thënë jo oligarkisë Rama-Meta, për t’i thënë jo dhunës dhe terrorit, për të larguar me votë të keqen që ka mbërthyer vendin”. /albeu.com/