Krasniqi: Procesi ishte bllokuar, po shihet se VV-ja s’i ka numrat

E publikuar: 19/04/2025 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se bllokimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që nga 15 prilli është për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë.

“Ishin 52, qenkan bërë 57, nuk besoj që do të bëhen 61”, tha Krasniqi.

Për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe formimit të qeverisë duhet 61 vota.

Ai tha se partia e tij votoi për raportin e mandatit të deputetëve sepse në procesverbal është përfshirë deklarata se kabineti qeveritar kanë dhënë dorëheqje individuale.