Qeveria ndanë 10 milionë euro hua për Telekomin

E publikuar: 16/04/2025 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme vendosi t’i ndajë 10 milionë euro hua për Telekomin.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Telekomi i Kosovës është në trend rritës në dy vjetët e fundit.

Sipas tij, ka ende probleme të trashëguara nga “e kaluara e errët e abuzimit”.

“Telekomi kishte vështirësi të shumta financiare kur e morëm, por edhe organizative, për shkak të shumë viteve abuzim gjatë qeverisjeve të kaluara. Me bordin, menaxhmentin e duhur dhe përkushtimin e qeverisë, ndërmarrja ka nisur të këndellet duke zvogëluar shpenzimet operative dhe reduktim të stafit. Kjo ka rezultuar në rritje për investimet e reja. Trendi i të hyrave është kthyer në trend rritës. Në dy vjetët e fundit, kemi të hyra nga 7 milionë euro”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë ka thënë se Telekomit tash e disa muaj i janë bllokuar llogaritë për shkak të një rasti përmbarimor nga një kontratë e mëhershme.