Gërvalla: Dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 prill apo më vonë

E publikuar: 10/04/2025 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur e bindur se VV-ja do ta formojë qeverinë e re.

Ajo e pyetur nga gazetarët se kush do ta formojë qeverinë tha se dihet kush do ta formojë ose me datën 15 ose më vonë.

Ajo se bashku me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, kanë shkuar për t’u regjistruar si deputet.

“Dihet kush do ta formojë qeverinë me 15 apo më vonë. Me votat e nevojshme”, tha Gërvalla./EO