Sot nis regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 10/04/2025 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të regjistrohen para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Procesi i regjistrimit do të nis nga ora 09:00 e mëngjesit e pritet të zgjatë deri në ora 16:00.

Regjistrimi i deputetëve të partive të tjera, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i Kuvendit.