Vazhdon mot i vranët, sot priten edhe reshje shiu

E publikuar: 04/04/2025 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë vransira po parashihen mbi vend ditën e premtë. Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohëpaskohe. Lokalisht mund të jenë pak më intenzive.

Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.

Intervale më të shpesha me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C. Të dielen përkeqësim i përnjëhershëm i motit. Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë.

Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vransira.

Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.